
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
HIMARË- Sot votohet në Himarë. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7.00 të mëngjesit, e deri më tani kanë votuar mbi 30% e votuesve. 23 mijë banorë të zonës do të zgjedhin mes kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Probleme janë hasur me kartat e identitetit, pasi rreth 6 mijë votues janë paraqitur me ID të skaduar. Kreu i KQZ ka shpjeguar se e njëjta situatë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara. Në Himarë aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera.
Poll