Video

Zbulohet skema e mashtrimi të Call Center-it 'mashtrues', burg për 8 të arrestuarit

Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti.

zh.ll
Zbulohet skema e mashtrimi të Call Center-it 'mashtrues', burg
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tetë të arrestuarit lidhur me aksionin e SPAK-ut ndaj Call Center-ave dhe skema e mashtrimit përmes së cilës janë zhvatur qytetarë italianë dhe të vendeve të tjera të BE-së. Për dy nga të arrestuarit, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, me një afat prej 20 ditësh, ndërsa në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Kanë qenë gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene” të cilët kanë dorëzuar në SPAK materiale të punës së tyre që ndihmuan në zbulimin e kësaj veprimtarie. Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro.  Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, duke përdorur jo vetëm kamerat, por edhe personel vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Për dy ditë me radhë SPAK gjurmoi në qendër të kryeqytetit organizatorët e aktivitetit mashtrues, pasi lëviznin ambientet për të mos u kapur.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB