Video

ZARKA/ Dënohet me 4 vite burg avokati Çela

Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

f.g
ZARKA/ Dënohet me 4 vite burg avokati Çela
Radovan Çela dhe Aurel Zarka

TIRANË- Avokati Radovan Çela është dënuar me 4 vite burg nga GJKKO, për ndërhyrjen në dosjen "Toyta Yaris". Mësohet se Çelës i ulet dënimi me 1/3 dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke zbritur në 2 vite e 8 muaj.

Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Avokati është pjesë e dosjes “Toyota Auris”, në të cilën janë të përfshirë edhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Eriona Daupaj dhe Astrit Vladi.

Të pandehurit akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, para që erdhën të futura në thasë e të fshehur në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.

Poll

MOS HUMB