Video

Youtuberi i famshëm varroset i gjallë për 7 ditë

Youtuberi MrBeast arriti të qëndrojë në arkivolin e tij për 7 ditë. Ai kishte siguruar ushqimet dhe pijet, ndërsa prova ishte mjaft t vështirë.

D.XH
Youtuberi i famshëm varroset i gjallë për 7 ditë
Youtuberi varroset gjalle

SHBA - YouTuberi i njohur MrBeast kaloi 7 ditë duke u varrosur i gjallë, në atë që ai e quajti "Agonia mendore". YouTuber-i kaloi shtatë ditë i mbyllur brenda një arkivoli dhe i varrosur nën tokë.

Ndërsa mendimi për t'u varrosur i gjallë është i frikshëm për shumicën e njerëzve, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, kaloi një javë në një kuti nën tokë për të argëtuar 212 milionë abonentët e tij në YouTube. Ai deklaroi se prova i shkaktoi “agoni mendore” dhe u kërkoi ndjekësve që të mos e provonin eksperimentin e tij në shtëpi.

Ashtu si personazhi i Uma Thurman në 'Kill Bill', sensacionali i mediave sociale zgjodhi të kalonte shtatë ditë nën tokë, si pjesë e provës së tij më të fundit. I veshur me kostum, ai fillimisht u tërhoq nën tokë në një arkivol transparent, të kompletuar me ushqim dhe ujë, për të filluar këtë ‘udhëtim nëntokësor’. Arkivoli kishte gjithashtu kamera për të regjistruar videon dhe ishte siguruar, që të mos shkaktonte ndonjë katastrofë.

YouTuber-i së bashku me miqtë e tij përdorën një ekskavator për të vendosur 20,000 lopatë baltë mbi arkivolin, duke u siguruar që ai të ishte nën sipërfaqen e tokës. MrBeast tha në video, "Unë po ia besoj jetën time këtij arkivoli për shtatë ditët e ardhshme". Ai përdori një telekomandë për të komunikuar me ekipin e tij, që ishte në sipërfaqe të tokës.

Yutuberi po e shikonte se gjumi shtatëditor ishte jashtëzakonisht rraskapitës, pavarësisht masave paraprake të sigurisë. Edhe pse prova ishte vullnetare, ai shpërtheu në lot në shumë raste, përfshirë edhe rastin, kur e nxirrnin nga arkivoli. Një shqetësim tjetër ishte se pasi kaloi kaq shumë kohë në një zonë të vogël, atij iu mpiks gjaku në këmbë dhe nuk qëndronte dot ngritur. Për fat të mirë, personazhi i rrjeteve sociale i mbijetoi provës së tij të vështirë, pa pësuar ndonjë lëndim të rëndë.

Ai tentoi një rekord të ngjashëm për t'u varrosur i gjallë për 50 orë në vitin 2021. Ndërkohë, MrBeast fitoi 54 milionë dollarë nga videot e tij në vitin 2021. Thuhet se ai fiton rreth 5 milionë dollarë në muaj, duke e bërë atë krijuesin më të paguar në YouTube, sipas Forbes./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB