Video

Vrau Alfred Dedjan, vetëdorëzohet në polici Julian Gjoshi

Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit.

F.m
Vrau Alfred Dedjan, vetëdorëzohet në polici Julian Gjoshi
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Julian Gjoshi, i cili vrau një ditë më parë Alfred Dedjan, është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

Poll

MOS HUMB