Video

Vrasja e Artan Myrtajt e porositur? RENEA “zbarkon” në banesën e Ervis Lamit

Kontrollet vijnë pas një konflikti të mëparshëm prone në Sarndë ku u plagosën Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj, të dy banues në Kamëz.

zh.ll
Vrasja e Artan Myrtajt e porositur? RENEA “zbarkon” në
Artan Myrtaj

TIRANË-Një ditë pas atentatit që tronditi Sarandën, ku u vra Artan Myrtaj dhe u plagos kalimtari Xhevdet Skëndaj, Policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit. Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve të disa kamerave të sigurisë dhe po punohet për idnetifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet janë shtrirë edhe në Kamëz, ku raportohet se RENEA ka kryer kontrolle në banesën e Ervis Lamit, nipit të tij dhe një personi të afërm të tyre. Kontrollet vijnë pas një konflikti të mëparshëm prone në Sarndë ku u plagosën Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj, të dy banues në Kamëz. Viktima rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit të plagosjes së dy të rinjve. Një pistë tjetër hetimi është ajo e një atentati të porositur, të kryer nga vrasës me pagesë. Ndërkohë Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo mësohet se ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Lidhur me ngjarjen Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm dhe ka nisur gjithashtu rivlerësimin e performancës së gjithë zinxhirit drejtues të komisariatit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB