
DHUNIMI I BANORIT NE DUKAT
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me incidentin e shënuar dje në Dukat, ku punonjësit e firmës "Gjikuria" dhunuan një banor të zonës. Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe ka shkuar që të konfrontohet me ta. Por nga ana e punonjësve të firmës Gjikuria nuk ka marrë asnjë sqarim. Ata e kanë dhunuar fizikisht dhe pas denoncimit të bërë në Polici, ka nisur ndjekja penale për punonjësit e firmës. Gjoni ndodhet ende në spital.
Poll