
PRISHTINË- Vazhdon numërimi i votave në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit prin me 41% për qind të votave, por sërish jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re. Vetëvendosja ka aktualisht 47 dhe nuk mund të qeverisë e vetme, pasi i duhen 61 mandate në parlamentin 120 vendësh. Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 22.3%, ndërsa e treta është LDK me 17.57 %. AAK dhe Nisma kanë marrë 7.56% të votave nga qytetarët e Kosovës. Vetë LVV ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përjashtuar mundësinë e një negociate me Kurtin. Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve është e dyta, nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni./ZËRI