
Albert Ndreu dhe Franko Bushati
TIRANË- Albert Ndreu, vëllai i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, njëkohësisht dhe administratori i “Ndreu Security” është përfshirë në një sherr me grushte me sekretarin e Federatës së Basketbollit, Franko Bushati. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes në pallatin 'Asllan Rusi' në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, Albert Ndreu dhe një tjetër person, i identifikuar me inicialet E. Ll., 40 vjeç kanë qëlluar me grushte Franko Bushatin. Të dy janë proceduar në gjendje të lirë.
Poll