Video

Tritol pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Lart Haxhiut! Xhelozi apo paralajmërim !?

Hetimi në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse ka ngritur disa pista, ku autoritetet janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun.

zh.ll
Tritol pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Lart Haxhiut! Xhelozi apo
klea gjata-Laert Haxhiu

TIRANË- Një tritol ku objektiv ka qenë banesa e nënës së Klea Gjatës, ka risjellë në vëmendje marrëdhëniet e dashurisë dhe jo vetëm të të dënuarit me burg të përjetshëm Laert Haxhiut. Hetimi në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse ka ngritur disa pista, ku autoritetet janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun. Dyshime të forta janë ngritur se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarrëveshjet e lindura mes tyre, deri në ndarje. Divorci mes Laert Haxhiut dhe Klea Gjatës ka ndodhur sapo kjo e fundit ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgun e Drenovës të dashurin e saj. Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të. Dyshimet janë se ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi i tritolit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB