
BRAZIL- Braziliani Hulk konsiderohej si një nga futbollistët më të frikshëm gjatë kulmit të karrierës së tij në ekipet e Portos dhe Zenit St. Por në vitin 2019, 35-vjeçari ishte në qendër të mediave për arsyet e gabuara pasi u nda nga gruaja e tij e parë, Irani Angelo de Souza dhe 1 vit më pas u martua me mbesën e saj, Camila Angelo.
Kjo e fundit e lindur në vitin 1989 punonte si modele dhe influencer në rrjetet sociale. Marrëdhënia e të dyve kishte nisur para vitit 2019, kur ai vendosi të divorcohej. Çifti nisi të frekuentohej kur Hulk jetonte në Kinë dhe luante për ekipin e Shanghai SIPG.
Brenda 1 viti ata u martuan, kjo edhe nga fakti se vajzës i duhej vizë për të qëndruar në Kinë. Për ish-bashkëshorten e lojtarit brazilian, ky ishte një lajm shokues dhe ajo u ndie e tradhëtuar nga njeriu që kishte mbështetur më shumë në botë dhe që i dinte dobësitë e saj. Hulk dhe Angelo u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, Zajas, në prill të vitit 2022 në Miami.
Hulk është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e mëparshme me Iranin, me të cilën lidhi kurorë në vitin 2007.
Çifti pati dy djem, Ian dhe Tiago dhe një vajzë, Alice.
Në një video të adresuar ndaj ish-bashkëshortes së tij, sulmuesi brazilian shpjegoi për dështimin e martesës.
Ai tha se nisi të frekuentohej dhe në më pak se një muaj partnerja mbeti shtatzënë. Zoti i bekoi me Ian-in, Tiago-n dhe Alice-n.
Por Hulk kishte një peng pasi martesa nuk erdhi as nga dashuria dhe as nga pasioni. Ai kujtoi se ishte një aksident që Irani mbeti shtatzënë me Ianin dhe kur mori vesh lajmin, ai vendosi të mbante përgjegjësitë. Hulk, 37 vjeç vazhdon karrierën e tij si futbollist. Ai luan për skuadrën e Atletiko Mineiros, ku sërish dallohet për gjuajtjen e tij potente dhe golat e jashtëzakonshëm nga jashtë zone.