
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lëshuar një sërë masash sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës, një pjesë e të cilave nuk janë ekzekutuar ende. Në mesin e personave për të cilët SPAK ka lëshuar masën e arrestit me burg është dhe biznesmeni me origjinë shqiptare që jeton në Zvicër, Ilir Dedja.
Ky i fundit ka shërbyer si mburojë financiare për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke punësuar bashkëshorten e këtij të fundit në biznesin e tij në Zvicër. Përmes pagës së majme që Erjola Hoxhës i është deklaruar nga Dedja, Ahmetaj dhe familja e tij kanë nisur procedurat për kërkimin e azilit në Zvicër.
Ilir Dedja u bë i njohur në Shqipëri për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e inceneratorëve dhe një skandali në Zimbabve, ku synohej të përsëritej për herë të dytë skema me djegësit e mbetjeve.