
TIRANË- Dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por nëse votimet do të ishin nesër, bazuar në sondazhin e hapur nga ZËRI, më të votuarit e Tiranës nga socialistët do të ishin Endrit Brahimllari dhe Erion Braçe. Në mesin e 37 emrave në listë të hapur, këta të dy kanë marrë më shumë votime nga të gjithë kolegët e tjerë duke kryesuar listën.
Pas tyre, në "top 3", renditet Blendi Gonxhe. Po ashtu, bie në sy edhe fakti që deputetë aktualë të Kuvendit si Etjen Xhafa dhe Toni Gogu kanë marrë 0% të votave, duke u listuar të fundit në krahasim me të tjerët. Mesa duket për qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë një mandat tjetër në sallën e Kuvendit.