
"Sirena"
AFRIKË- Një "sirenë" përjetoi momente të tmerrshme gjatë një shfaqjeje në një qendër tregtare në Afrikën e Jugut. Në video, Gabriela Green-Thompson Kay shihet duke notuar në ujë kur bishti i saj papritur ngatërrohet në disa nga koralet e rreme që gjenden në rezervuar.
Për disa sekonda, sirena përpiqet të dalë në sipërfaqen e ujit, por kur e sheh se nuk po ia del, lëshon bishtin e saj dhe ngjitet në sipërfaqe. Ajo shpjegoi në një video të postuar në TikTok se çfarë ndodhi dhe çfarë i rrezikoi jetën.
“Çdo sirenë profesioniste duhet të dijë se si të dalë nga bishti i saj në rast urgjence. Fatkeqësisht aventura ime prishi magjinë e momentit,”- tha e reja me diplomë profesionale zhytjeje.
VIDEO NGA MOMENTI:
Poll