Video

Shqiptarët marrin lumë kredish konsumatore

Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 27.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit.

F.m
Shqiptarët marrin lumë kredish konsumatore
Foto Ilustruese

TIRANË- Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Monitor, të dhënat nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se për tremujorin e parë 2025, sektori bankar disbursoi rreth 13.3 miliardë lekë, kredi të reja konsumatore.

Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 27.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit. Në fund të tremujorit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 92.3 miliardë lekëve, në rritje me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e kredisë konsumatore është e shpërndarë në të gjitha segmentet e saj kryesore. Kredia për mallrat e qëndrueshëm është rritur me 18.5%, kredia për mallra jo të qëndrueshëm me 14.6%, ndërsa overdraftet e përdorura nga individët me 8.4%.

Poll

MOS HUMB