Video

Shoqërimi i xhaxhait të kandidates demokrate shkakton përplasje

Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi akuza se po ushtrohet presion ndaj familjarëve të kandidates Hasaj, konkretisht xhaxhait të saj, Agim Hasaj.

F.m
Shoqërimi i xhaxhait të kandidates demokrate shkakton përplasje
Silva Hasaj

TIRANË- Shoqërimi i xhaxhait të kandidates për deputete të Partisë Demokratike në Fier, Silva Hasaj ka sjellë përplasje mes Policisë së Shtetit dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi akuza se po ushtrohet presion ndaj familjarëve të kandidates Hasaj, konkretisht xhaxhait të saj, Agim Hasaj. Sipas Bardhit, Policia e Shtetit po përdoret si instrument politik nga kryeministri Edi Rama dhe përbën një kërcënim serioz ndaj demokracisë dhe stabilitetit në vend. Demokrati i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të monitorojnë Policinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor. Pas pretendimeve të Bardhit, ka ardhur edhe një sqarim nga ana e Policisë së Fierit në të cilin bëhet me dije se 59-vjeçari Agim Hasaj është shoqëruar pasi i është gjetur një bllok me shënime në lidhje me zgjedhjet. Policia sqaron se pasi i kanë marrë deklarimin, e kanë lënë të lirë dhe të gjitha materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit.

Poll

MOS HUMB