Video

Shishe dhe armë kokës! Zbardhet dinamika e sherrit në Tiranë

Pas sherrit, Shabanaj ka shkuar në makinën e tij, ka marrë armën e zjarrit dhe më pas është kthyer sërish në restorant ku ka qëlluar një herë e më pas me qytën e pistoletës ka goditur Stanin në fytyrë.

F.m
Shishe dhe armë kokës! Zbardhet dinamika e sherrit në Tiranë
Adriano Shabanaj

TIRANË- Është zbardhur dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku u përfshinë tetë persona dhe që eskaloi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Në kërkim është shpallur Ilir Shabanaj që njihet edhe si Adriani Shabanaj, 51 vjeç, banues në Fier. Shabanaj ishte futur në lokal me miqtë e tij dhe ishte ulur në tavolinën ku ndodhej 40-vjeçari Kasem Stani i njohur edhe si Kasem Pasha. Por, 40-vjeçari nuk e ka mirëpritur Shabanajn duke mos i dhënë dorën, gjë që ka çuar në konflikt fizik mes dy grupeve. Raportimet tregojnë se janë përdorur edhe shishet që ndodheshin në tavolinë. Pas sherrit, Shabanaj ka shkuar në makinën e tij, ka marrë armën e zjarrit dhe më pas është kthyer sërish në restorant ku ka qëlluar një herë e më pas me qytën e pistoletës ka goditur Stanin në fytyrë.

Nga e shtëna nuk ka pasur të lënduar. Në pranga janë vënë tetë persona mes tyre dhe i plagosuri Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Në vendngjarje është sekuestruar arma e përdorur në konflikt, celularët e të arrestuarve dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit. Shabanaj mbetet në kërkim. Ai njihet si një person problematik në Fier pasi është arrestuar më herët në Itali për plagosje, trafik të lëndëve narkotike dhe trafik armësh. Ilir Shabanaj ka qenë dhe ish-kryetar i komunës së Kurjanit në Fier./ZËRI

Poll

MOS HUMB