
SHBA- Shakira duket se nuk dëshiron të ndalojë së publikuari këngë për ishin e saj, futbollistin Gerald Pique dhe atë që ka kaluar gjatë lidhjes së tyre. Pavarësisht se shumë fansa i kanë të ndalojë, ylli kolumbian ka vazhduar sërish debatin me këngën "El Jefe", me grupin Fuerza Regida.
Me tekstin ajo tregon historinë e një njeriu të klasës punëtore që përpiqet të arratiset nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet "bos".
Shakira, Fuerza Regida - El Jefe (Video Zyrtare)
Videoja, e cila u xhirua në Miami, ku Shakira jeton pas ndarjes së saj nga Pique. Në videoklip shfaqet këngëtarja e grupit ndërsa bën punë rraskapitëse në mjedisin e pistë të fabrikës. Gjithçka dukej normale deri në fund të këngës, kur Shakira këndon: Kjo këngë është për ty, pasi nuk e pagove dëmshpërblimin.
Kjo mendohet se është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, thashethemet pretendojnë se futbollisti shkarkoi nga puna vajzën që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.
Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t'i paguante edhe dëmshpërblimin për largimin e shkarkimit nga puna. E si për ta konfirmuar këtë teori, dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares./Zëri.ai