Video

Rritet sërish emigrimi: BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi për shqiptarët në 2025

Sipas të dhënave të detajuara, në vitin 2025 u dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 4% në krahasim me vitin e mëparshëm.

zh.ll
Rritet sërish emigrimi: BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi
foto ilustruese

TIRANË- Tendenca e emigracionit është përshpejtuar sërish vitin e fundit, sipas të dhënave nga Eurostat, që raporton lejet e qëndrimit të dhëna për herë të parë nga vendet e Bashkimit Europian për shtetasit shqiptarë. Sipas të dhënave të detajuara, në vitin 2025 u dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Tendenca është e kundërt me 2024-n, kur lejet ranë me 14%. Vitet kur është shënuar rekordi vijojnë të mbeten 2022-shi dhe 2023-shi, me përkatësisht 79 mijë dhe 77 mijë leje. Në vitin 2025, vendet e Bashkimit Europian lëshuan 3,9 milionë leje të para qëndrimi për shtetasit e vendeve jashtë BE-së, duke shënuar një rritje prej 10,1%, krahasuar me vitin 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB