Video

'Revanshi/ Mbi 10 vite burg për Durim Bamin, dënohet Avdylaj e 5 të tjerë

SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

F.I
'Revanshi/ Mbi 10 vite burg për Durim Bamin, dënohet Avdylaj e 5
durim bami-aldo avdylaj

TIRANË- GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, përkatësisht ndaj Durim Bamit, Altin Morinës, Aldo Avdylit, Jozi Krajës, Edson Pjetri, Heneringert Mitrit dhe Oltion Zefit. SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Durim Bami u shpall fajtor për tentativën për të vrarë ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, për “grup të strukturuar kriminal” dhe për 'kultivimin e bimëve narkotike'. Nga ana tjetër, Durim Bami është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes ndaj Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës. Ndërkohë sipas vendimit të GJKKO, Aldo Avdylaj dhe Jozi Kraja të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, janë dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa për ish-efektivn e Forcave RENEA, Altin Morina, 6 vite e 8 muaj burgim. Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, Edson Pjetri me 8 vite burgim dhe Heneringert Mitri me 5 vite e 4 muaj burg.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB