Video

'Rekordi' i Kilian Mbappe

Kilian Mbappe ka fituar titullin e golashënuesit më të mirë të Ligue 1 në pesë sezone radhazi që kur iu bashkua PSG-së, dhe me golat e tij ka ndihmuar që skuadra të fitojë pesë herë radhazi titullin kampion.

Redaksia Zëri
'Rekordi' i Kilian Mbappe
Kilian Mbappe

Kur Kilian Mbappe u prezantua te PSG në verën e 2017-ës, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm te populli parisien. Skuadrës i bashkohej një talent i madh dhe e ardhmja dukej e ndritur! Dhe ata nuk ishin gabuar. Paraqitja e Kilian Mbappes të PSG në katër sezone ka qenë e jashtëzakonshme, me talentin francez që ka qenë një makinë golash dhe protagonist në sukseset e arritura.

Mbappe ka fituar titullin e golashënuesit më të mirë të Ligue 1 në pesë sezone radhazi që kur iu bashkua PSG-së, dhe me golat e tij ka ndihmuar që skuadra të fitojë pesë herë radhazi titullin kampion. Por situata për yllin francez ka qenë e trazuar, duke nisur nga vera e 2022. Mbappe i befasoi të gjithë duke vendosur që të mos transferohej te Real Madridi në verën e 2022, duke vendosur që të qëndronte në "Park de Prins".

Ai rinovoi për dy sezone me parisienët, me opsionin për të qëndruar edhe një tjetër vit te francezët.

Si shërblim, klubi e bëri atë futbollistin më pëguar, ku vetëm në një javë merr 1.2 mln euro, por vera e 2023 ishte edhe më e nxhetë dhe intensive. Me një vit kontratë të mbetur, Mbappe ia bëri të qartë klubit se nuk do ta aktivizojë klauzolën për të qëndruar deri në 2025.

Te PSG kjo nuk u prit mirë, me presidentin Al Khelaifi që i tha se nuk do ta linte të largohej në verë, nëse nuk firmoste kontratë të re. Në mes të përplasjeve erdhi oferta e çmendur nga sauditët e Al Hilal. Klubi i ofroi PSG 300 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, shifër kjo që nuk pranua nga francezët. Drejtuesit e Al Hilal lanë me gojëhapur botën, kur i propozuan yllit të futbollit një rrogë prej 700 mln eurosh vetëm, për një sezon.

Nëse 24-vjeçari do të thoshte po, kjo do të vendoste një rekord të ri botëror sa i përket transferimit të futbollistëve. Fansat parisienë janë të bindur se Mbappe ka zgjedhur Real Madridin për të vazdhuar karrierën e tij. "Galaktikët" ofruan 200 mln euro për kartonin e Mbappes, por kjo u refuzua nga presidenti Naser Al-Khelaifi. Pasi u dërgua të stërvitej në ekipin e parë kur tensioni ishte në kulm, francezi u rikthye sërish në ekip, me palët që kanë ulur duket se kanë ulur tonet.

Ndërkohë tifozët kanë shijuar talentin e tij në fushë.

Por kjo paqe duket se do të jetë e përkohshme, me merkaton e dimrit që po afron./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB