TIRANË- Një takim i panjoftuar, i fshehtë dhe larg syve të mediave, është zhvilluar sot mes disa prej përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke ndezuar kështu pretendimet se një lëvizje e re brenda kësaj force politike po merr formë. Emra si Ervin Saliajni dhe Ilir Alimehmeti, ishin pjesë e këtij takimi që zgjati rreth 3 orë, të cilit iu bashkuan më të votuarit e listave të hapura dhe kryesuesit e primareve të Partisë Demokratike, si: Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kopliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu, etj. Burime nga brenda takimit pohojnë se nuk bëhej fjalë për çështje për media, por për një dialog të brendshëm mbi hapat jetikë për rifreskimin e strukturave dhe frymës organizative, ndërsa deri më tani nuk asnjë reagim qoftë edhe nga pjesëmarrësit e takimit të sotëm.
/ZËRI