
TIRANË- Një grup të rinjsh, fill pas protestës tek Ministria e Shëndetësisë, kanë pritur të dalë edhe drejtuesen e këtij institucioni, Albana Koçiun. Në momentin kur Albana Koçiu po dilte nga godina, disa të rinj i kanë drejtuar disa akuza duke i kërkuar që të mbante përgjegjësi për skandalin e zbuluar tek spitali Onkologjik.
“O vrasëse! Zonja ministre pse nuk e patë protestën? O vrasëse! Hajdute! Kriminele! Dorëheqje do ketë apo do të vazhdojë përgjegjësia personale? Të të vijë turp! Përballuni me qytetarët, mos ikni me makina të shtrenjta. Turp! Vrasëse!,”-dëgjohen të rinjtë.
MOMENTI ME VIDEO:
Por në asnjë moment, ministrja nuk i kthen përgjigje dhe e heshtur u fut në makinë./ZËRI