Video

Nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka!

Në vitin shkollor 2026–2027, 53 shkolla të reja hapën dyert për nxënësit, ndërsa për herë të parë 408 shkolla në mbarë vendin janë pjesë e programit “Pas shkolle”.

zh.ll
Nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës ulen për herë
foto

TIRANË- Sot ka nisur viti i ri shkollor në të gjithë vendin. Mbi 340 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollës, ku rreth 25 mijë fëmijë nisin për herë të parë klasën e parë. Në vitin shkollor 2026–2027, 53 shkolla të reja hapën dyert për nxënësit, ndërsa për herë të parë 408 shkolla në mbarë vendin janë pjesë e programit “Pas shkolle”. Ministrja e Arsimi, Mirela Kumbaro, uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor dhe renditi punën e institucionit për të siguruar kushte dhe mjedis të ngrohtë për nxënësit. Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjithashtu i uroi nxënësit për vitin e ri shkollor, teksa ndau pamje nga disa prej shkollave të rikonstruktuara këtë vit. Në nisje të vitit shkollor reagoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili uroi nxënësit, duke theksuar gatishmërinë e Policisë së Shtetit për një ambient të sigurtë në shkolla dhe ftoi nxënësit që të kërkojnë ndihmë nëse përballen me shqetësime. Ndërkohë, dita e parë e shkollës shtoi fluksin e automjeteve dhe për pasojë shkaktoi trafik të rënduar në akset kryesore të kryeqytetit, ndërsa situata pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të tjera të javës së parë të vitit shkollor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB