Video

Nis gjyqi ndaj Memollës në GJKKO

Në përgjime të publikuara në media, Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore në mënyrë që ata të votonin për të.

F.m
Nis gjyqi ndaj Memollës në GJKKO
Edison Memolla

TIRANË- Sot është zhvilluar seanca e parë në GJKKO për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Vetë Memolla tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për të provuar pafajësinë.

Edison Memolla: Është një proces qe ju e dini. Jam i gatshëm te përballem me drejtësinë për të provuar pafajësinë.

Në përgjime të publikuara në media, Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore në mënyrë që ata të votonin për të. Memolla po hetohet nga SPAK edhe për pastrim parash, pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.

Poll

MOS HUMB