Video

Momenti- Polici rrezikon jetën e tij për të shpëtuar të moshuarit në Fier

Në ndihmë duket se i vjen dhe një tjetër person, i cili e ndihmon por nuk dihet roli i tij.

Zeri
Momenti- Polici rrezikon jetën e tij për të shpëtuar të
Momenti

FIER- Një zjarr në një banesë ngjitur me Shtëpinë e të Moshuarve në Fier vuri sot në rrezik jetën e dhjetra personave që banojnë në atë godinë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nxjerrë pamje të reja ku një efektiv i Policisë së Shtetit vuri sot në rrezik jetën edhe jetën e tij duke u varur nga ballkoni për të prerë tendën e banesës për të nxjerrë jashtë tymin që po asfiksonte të moshuarit. Në ndihmë duket se i vjen dhe një tjetër person, i cili e ndihmon por nuk dihet roli i tij.

Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, shkruan Balla krahas videos.

VIDEO nga momenti:

 

Poll

MOS HUMB