Video

Momenti kur në Kuvend vjen lajmi për vdekjen e Gert Bodganit

Deputetët ishin mbledhur për të diskutuar mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj, kur në Kuvend mbërrin lajmi për vdekjen e 45-vjeçarit.

f.g
Momenti kur në Kuvend vjen lajmi për vdekjen e Gert Bodganit
Deputetet ne Keshillin e Mandateve

TIRANE- Ky është momenti kur në Këshillin e Mandateve mbërrin lajmi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bodgani. Deputetët ishin mbledhur për të diskutuar mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj, kur në Kuvend mbërrin lajmi për vdekjen e 45-vjeçarit.

Në këtë moment, kolegët e tij të PD, Gazment Bardhi, Dhurata çupi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës për Sinajn në një moment të dytë.

"Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkoj ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

Edhe kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehu ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat. “Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u prehtë në paqe”, u shpreh Spiropali./ZËRI

Poll

MOS HUMB