Video

Merret i pandehur vëllai i Pëllumb Salillarit

Firma “Salillari” me pronar Pëllumb Salillarin njihet si ndër të preferuarat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat e kanë shpallur fitues në dhjetëra tendera.

F.m
Merret i pandehur vëllai i Pëllumb Salillarit
Pëllumb Salillari

TIRANË- Lulzim Salillari, vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari është marrë i pandehur pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Hetimet nisën pas denoncimeve të disa qytetarëve në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë. Leja e ndërtimit nga shoqëria “Salillari” shpk me administrator Bledar Starova, është marrë në vitin 2020, por dy vite më vonë, kanë nisur denoncimet se kjo kompani po kryente ndërtime pa leje. Kontrollet zbuluan se sipas lejes totale sipërfaqe ndërtimore mbi tokë është 10516.29m2 dhe gjendje faktike 12960.41m2, pra Salillari ka ndërtuar 2444.12m2 shtesë pa leje. Firma “Salillari” me pronar Pëllumb Salillarin njihet si ndër të preferuarat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat e kanë shpallur fitues në dhjetëra tendera.

 

Poll

MOS HUMB