Video

Lejeqëndrimi për të huajt! Në 6 muaj mbi 18 mijë aplikime, 4% investitorë

Konkretisht, pjesa më e madhe e aplikimeve, 11,246 apo 61%, i përkasin kategorisë së lejeve unike për punëmarrës.

F.I
Lejeqëndrimi për të huajt! Në 6 muaj mbi 18 mijë
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Shqipëri për 6 muajt e parë të 2026-s. Konkretisht, pjesa më e madhe e aplikimeve, 11,246 apo 61%, i përkasin kategorisë së lejeve unike për punëmarrës. Më pas renditen aplikimet për motive humanitare me 2,564 aplikime apo duke përbërë 14% të totalit. Për bashkim familjar janë pajisur me leje qëndrimi 1,746 shtetas apo 9% e totalit. Kategori të tjera përfshijnë dhënie të 805 lejeve të qëndrimit për studime që përbënë 4% të totalit të lejeve të reja. Gjithashtu leje unike për të vetëpunësuar/investitorë pati 737 për janar-qershor apo 4% e tyre, ndërsa për leje të përhershme janë regjistruar 20 aplikime. Monitor shkruan se numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) në Durrës me 6,241 aplikime duke përbërë 34% të totalit, e ndjekur nga Tiranë me 5,932 apo 32% e tyre dhe Vlorë me 4,356 apo 23% e tyre.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB