
Rafa Nadal
TIRANË- Tenisti Rafa Nadal do të hapë kompleksin e qendrës sportive në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me Nadal. Kompleksi do të ndërtohet në qytetin e Durrësit dhe do të jetë multi-sportiv. Qëllimi kryesor i tij është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, si dhe të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.
Poll