Video

'Je diktator'/ Truprojat e Biden nxjerrin jashtë aktivistin

Në këtë moment ndërhynë rojet e sigurisë së Biden, të cilët e shoqëruan jashtë. Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

E.K
'Je diktator'/ Truprojat e Biden nxjerrin jashtë aktivistin
Joe Biden dhe aktivisti

SHBA- Fushata elektorale e Presidenti amerikan Joe Biden nuk po shkon shumë e qetë. Kjo për shkak të kritikave të shumta që ai ka marrë nga amerikanët sa i përket trajtimit të luftës mes Hamasit dhe Izraelit, e cila deri më tani ka vrarë mijëra të pafajshëm, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë. Së fundmi, teksa po mbante një fjalim në Atlanta, shefi i Zyrës Ovale, u përball me një aktivist i cila lëshoi thirrje kundër tij.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”,- dëgjohet të thotë ai.

Në këtë moment ndërhynë rojet e sigurisë së Biden, të cilët e shoqëruan jashtë. Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB