
ITALI- Një krim horror ka tronditur Italinë gjatë ditës së sotme. Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët. Ai i dogji trupin gruas pas torturës, ndaj kufoma e bashkëshortes së tij nuk u gjet. Ndërsa djemtë e tij i vrau duke i goditur me zinxhirë.
Çmenduria nisi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Antonella Salamone u vra në një mënyrë barbare, teksa vetëm disa pjesë të trupit të saj janë gjetur. Pas vrasjes, trupi i gruas është djegur dhe më pas varrosur. Babai vrau djemtë, 16 dhe 5 vjeç me zinxhirë. Ai vra fillimisht më të voglin dhe më pas edhe më të madhin. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.
Vetëm vajza 17-vjeçare ka mundur që të mbijetojë. Barreca dyshohet se ka qenë ekstremist festarë, dhe në momentin e krimit ka thënë se ka qenë i pushtuar nga demonët.
17-vjeçarja, u ngrit nga krevati e turbulluar dhe pa kufomat e vëllezërve të saj, ndërkohë që tashmë asaj po i ofrohet asistencë psikologjike./ZËRI