Video

Historitë e dashurisë të futbollistëve të Kombëtares

Djemtë e Kombëtares përpos se luajnë në fushë kanë dhe një jetë private, si dhe historitë e dashurisë së tyre.

Redaksia Zëri
Historitë e dashurisë të futbollistëve të
Foto ilustruese

TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë është duke përjetuar një nga momentet më të mira në historinë e saj. Ekipi përfaqësues i shqiptarëve është kualifikuar me meritë të plotë, pasi arriti të fitojë me dy përfaqësuese të konsideruara të forta, si Çekia dhe Polonia. Por, djemtë e Kombëtares përpos se luajnë në fushë kanë dhe një jetë private, si dhe historitë e dashurisë së tyre. Ne po rendisim disa nga historitë e dashurisë më të veçanta të futbollistëve kuqezinj.

Martesa e kapitenit Berat Gjimshiti me modelen serbe

Kapiteni i Shqipërisë dhe mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti ka shkëlqyer në lojë, teksa ka arritur deri në çerek-finalet e Ligës së Kampioneve, por duket se ka “goditur” edhe jashtë fushës. Gjimshiti ka një histori më tepër se 10-vjeçare me modelen serbe Alisa Menkoviç. Ai ka tre vite që është bërë baba me modelen serbe. Emri i djalit të tyre është Lion.

Futbollisti dhe modelja serbe janë shfaqur së bashku shpesh në rrjetet sociale. Gjimshiti ka publikuar foto në Instagram me Menkoviç, ndërsa duken tepër të lumtur së bashku. Serbja jeton në Zvicër dhe ka një lidhje të qëndrueshme me Beratin. Lidhja ka arritur t’i rezistojë kohës dhe tashmë janë prindër të lumtur pranë djalit të tyre. Berat Gjimshiti ka publikuar së fundmi një foto të partneres dhe djalit, duke u shprehur se familja është mbi gjithçka.

Berat Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993. Karrierën e futbollistike e ka nisur te Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi te ekipi i Zurich. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U-21 të Zvicrës, por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e Shqipërisë.

Elseid Hysaj, mbrojtësi ‘pa frena’

Futbollisti i Kombëtares, që ka luajtur me ekipe të mira në Seria A, gjithashtu ka një histori dashurie si në përralla. Ai është martuar me Florenza Lekstakaj dhe ceremoninë e dasmës e bëri pikërisht në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Hysaj u martua në një ceremoni në Kalanë e Shkodrës, ku të pranishëm ishin 500 të ftuar. Çifti respektoi traditën shqiptare, pasi Elseidi ishte veshur me kostum dhëndri të zi, ndërsa Florenza me fustan të bardhë, teksa dukej si një princeshë. Të pranishm ishin dhe futbollistë të tjerë të Kombëtares, por edhe djali 3-vjeçar i çiftit, Elisi.

Pas dasmës, martesa duket se ka ecur në mënyrë perfekte. Kjo pasi Hysaj pikërisht këtë vit ka sjellë në jetë djalin e tretë, Teon. Çifti janë prindër dhe të një vajze të quajtur Gloria. Për lindjen e Teos, edhe ekipi i Lacios e uroi titullarin e Kombëtares kuqezi.

Modelja që rrëmbeu zemrën e Thomas Strakoshës

Edhe gardiani i portës së Kombëtares, Thomas Strakosha ‘i ka vënë çelësin’ historisë së tij të dashurisë. Ai dhe modelja Esther Adjoa Asiedu kanë finalizuar me sukses historinë e dashurisë. Më 2020, Thomas udhëtoi drejt Athinës së bashku me Esther, me qëllim që të prezantojë të dashurën me prindërit e tij. Thomas vizitoi familjen në kryeqytetin grek, babanë Foto Strakosha, nënën, si dhe vëllanë Dhimitris. Pas udhëtimit, Thomas Strakosha postoi në Instagram një foto të të dashurës dhe fjalët “Zemra u kyç”. Sa duket, ky ishte një mesazh për të gjitha vajzat që e ngacmojnë. Çifti kaluan pushime të paharrueshme në ishujt grekë, ndërsa vetë Thomas Strakosha ka postuar foto me partneren, duke shijuar diellin në ishujt e Greqisë.

Myrto Uzuni, futbollisti romantik

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, që luan aktualisht në La Liga, gjithashtu ka një histori të veçantë dashurie. Ai është i lidhur me modelen Uarda Hyseni. Edhe pse Uarda nuk preferon të ketë një profil publik, ajo numëron më tepër se 15 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Nga një vëzhgim i rrjeteve të saj sociale, vihet re se ajo bën një jetë luksoze, teksa vishet me rroba të shtrenjta dhe bën udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Uarda ka zbuluar edhe anën romantike të lojtarit të përfaqësueses. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një buqetë të madhe me lule, që ia ka dërguar futbollisti. Buqeta e ishte e mbushur plot trëndafila të kuq, ku nuk mungonte dhe një kartolinë. Pikërisht në kartolinë, Myrto Uzuni ka shkruar për bukuroshen: Je aq e bukur sa një gol në minutën e 94.

Historia e Endri Çekiçit dhe bukuroshes së ekranit, Megi Pojani

Mesfushori i Kombëtares Endri Çekiçi dhe bukuroshja e ekranit, Megi Pojani flitet se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë diçka të tillë publikisht, por fotot e paparacëze kanë zbuluar lidhjen e futbollistit kuq e zi. Së fundmi, Endri Çekiçi dhe Megi Pojani janë fotografuar së bashku në Tiranë.

Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e Çekiçit, Konyaspor-in në derbin ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit, të cilin ia dedikoi të dashurës së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të partnerit. Në mediat rozë, u përfol për një krisje në raportin e tyre. Mediat raportuan se çifti janë ndarë për shkak të largësisë, pasi Çekiçi luan në Turqi, por duket se kanë qenë thjesht thashetheme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB