Video

HISTORIA e vëllezërve ÇOPJA dhe përplasja me Tarzanin

Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

F.m
HISTORIA e vëllezërve ÇOPJA dhe përplasja me Tarzanin
Hajdar Çopja dhe Endrit Alibej

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar si vijim i “Plumbit të artë”, duke zbardhur kështu katër atentatet që kanë lënë pas gjashtë viktima dhe 14 atentate të dështuara. Sipas SPAK, hetimi ndaj organizatës kriminale që drejtohej nga dy vëllezërit, Franc Çopja dhe Hajdar (Bako) Çopa ka nisur që në vitin 2022, por përplasjet e tyre me rivalët datojnë shumë më herët. Veprimtaria kriminale e vëllezërve daton rreth viteve 2006-2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë. Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve. Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë. 

Poll

MOS HUMB