KOSOVË- Hashim Thaçi, lindur më 24 prill të vitit 1968 në Skënderaj në Kosovës, vendi ku e pati zanafillën Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Ai iu bashkua UÇK-së në vitin 1993, ndërsa në vitin 1999 u bë një nga udhëheqësit kryesor të ushtrisë.
Thaçi u bë udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit 2007 në Kosovë. Një vit më vonë, Thaçi shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.
Në vitin 2016, ai u zgjodh President i Kosovës.
Ai e dha dorëheqjen nga posti i Presidentit në vitin 2020 pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngritën një aktakuzë me dhjetë pika kundër Thaçit dhe të tjerëve, duke i akuzuar ata për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë përfshirjes së tyre më UÇK-në.
Sot me 16 shtator 2026 u dënua me 25 vite burg nga trupi gjykues në Hagë.
/ZËRI