
Ana Tkachenko dhe Elena Maslova
TIRANË- Ana Tkachenko, 27-vjeçare nga Ukraina dhe Elena Maslova, 37-vjeçare nga Rusia, të dyja banuese në Tiranë, akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Ato u arrestuan në flagrancë, teksa ishin duke marrë një shumë parash, nga vajzat që i shfrytëzonin, përmes faqes online “Escort Tirana”. Një prej vajzave, që ishte pjesë e shfrytëzimit, dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë, për arrestimin në flagrancë të dy tutoreve.
Poll