TIRANË- Sot në Gjykatën e Lartë u shqyrtua masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj kërkoi lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs, por Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut, duke e lënë në qeli. Lidhur me kwtw vendim reagoi edhe kryeministri Rama, i cili ritheksoi faktin që bashkia më e madhe në vend ka mbetur pa kryetar, duke e cilësuar rastin e Veliajt si “kalvar unikal”. Sipas tij, ende nuk është gjetur asnjë “provë e rrezikshmërisë ekstreme” që do të arsyetonte mbajtjen e Veliajt kaq gjatë në ambientet e paraburgimit. Çështja u rikthye në Gjykatën e Lartë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kërkoi rishqyrtimin e vendimit për masën “arrest në burg” dhe argumentimin e arsyeve se përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër më e butë. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025.
/ZËRI