TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoji. Gjyqtari Erjon Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”. Ish-prokurori ishte nën hetim për pastrim parash e fshehje pasurie nga Prokuroria e Tiranës që prej 2023, por Ndoja u bë deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të pushojë çështjen. Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.
/ZËRI