TIRANË- Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një mision i vështirë. Në Shqipëri, 32.9% deklarojnë se e kanë të vështirë të mbyllin muajin, ndërsa 13.4% e kanë këtë problem në nivelin më të rëndë, duke thënë se e përballojnë jetesën me shumë vështirësi. Të mbledhura bashkë, gati gjysma e popullsisë, konkretisht 46.3%, deklaron se e përballon jetesën me vështirësi ose shumë vështirësi, sipas të dhënave të Eurostat, të disponueshme për Shqipërinë për vitin 2023. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e dyta në Europë, pas Greqisë, ku vështirësitë për të mbyllur muajin prekin një pjesë edhe më të madhe të popullsisë, në 67% (35% shumë të vështirë dhe 32% të vështirë).
/ZËRI