TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi është marrë pas kërkesës së socialistëve, të cilët kërkuan përjashtimin e Berishës pas deklaratave të tij në Parlament për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Socialistët argumentonin në kërkesë se Berisha Ka fyer ambasadorin e BE-së, dhe për këtë arsye kërkuan përjashtimin me 10, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Nga ana tjetër, Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë u shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës gjatë seancës së 6 nëntorit.
/ZËRI