DURRËS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.
Sherri ka nisur në një lokal, ku të dyja palët konfliktuese kanë qenë prezente. Dëshmia e kamarierit ka zbardhur dinamikën. Kamarieri ka rrëfyer se Daniel Pepa i ka kërkuar kafe por i është shprehur se ekspresi është i fikur. Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
21-vjeçari, i cili njihet si person problematik në zonë, është shpallur në kërkim./ZËRI