
TIRANË- Meriton Mjekiqi është një banorët më të komentuar të shtëpisë së "Big Brother VIP" dhe kjo jo vetëm për shkak të romancës që ka krijuar me Ilnisën, por kryesisht për shkak të një lidhjeje të vjetër, nga e cila ka edhe një djalë. Meritoni shpesh herë ka folur për djalin e tij në shtëpi, si edhe për faktin që e sheh rrallë. Brenda dhe jashtë shtëpisë akuzohet se nuk është një baba i mirë. Në shtëpi, këto komente i ka bërë Roza Lati, ndërsa jashtë, ish- partnerja e tij.
Meritoni u bë baba në moshën 21 vjeçare dhe që atëherë duket se kanë filluar dramat.
Në vitin 2021, gjatë një interviste, meriotni tha se nuk dëshironte të kontaktonte me ish-gruan e tij dhe se djalin nuk e shihte shpesh, por gjente mënyra virtuale për ta parë. Fill pas kësaj, Egesta mori kohën e saj për të bërë disa sqarime në Instagram.
Ajo ka deklaruar se asokohe Meritoni nuk e kishte takuar asnjëherë live, madje e kërcënonte gjatë gjithë kohës.
Egesta u përfshi edhe në një tjetër dramë në vitin 2021, kur Meritoni pati përplasje me reperin "Varrosi". Asokohe, ky i fundit bëri publike disa mesazhe me Egestën, të cilat bënë xhiron e rrjetit. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar vetë ky i fundit gjatë një interviste që ka dhënë për “NIN”, teksa e ka cilësuar shumë të ulët veprimin e tij.
“Varrosi e vlerëson dhe vetë çfarë reagimi ka bërë. Më vjen keq ndaj një mashkulli me rënë në një nivel të tillë, për shkak se unë nuk bien në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizy-t ose kushdo qoftë të grupit, se edhe unë kam djem e shokë në Londër që munden me qenë më të frikshme se kjo biseda.
E gjitha filloi kur kam pasur të ftuar Don Phenonim në emision dhe i them ‘Ti ke qenë në një performancë në qytetin ku e di që ke pas probleme me një nga reperët e qytetit, pa e përmendur Noizy-n, dhe ke kënduar diss-in e tij’. Unë aty kam bërë vetëm punën time si moderator. Don Phenomi dha përgjigjen e tij personale pas pyetjes sime. Më pas çohet një nga anëtarët e OTR dhe më shkruan mua dhe më thotë ‘O ti me vetull të hequr mos përmend emrin OTR se të bëhet kështu e kështu’. Edhe aty filloi fjalë pas fjale, ata dolën publikisht. Më pas unë isha te emisioni i Luanës dhe i godita, por ajo është lojë. Unë nuk kam dashur ta kalojë në një formë tjetër, në inate personale,”- tha Meritoni
Ndërkohë në "Prime" e të shtunës, Meritoni deklaroi se djali i tij ishte autik dhe se nësë fitonte, gjysmat do ishin për djalin dhe gjysma tjetër për fëmijët autikë.
Mirëpo, menjëherë Egesta postoi një Story ku thoshte se “e vërteta” do dilte. Pa sqaruar se për të cilën të vërtetë e kishte fjalën, i futi të gjithë në dyshim.
Madje, pati aludime se Meritoni mund të ishte duke gënjyer edhe për gjendjen e djalit./ZËRI