TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot që të pezullojë, vujajtjen e dënimit me burg për pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të pandehur në një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “5D”. Mes përfitueseve është ish-drejtoresha e "Tirana Parking", Eglantina Zere, e cila, së bashku me zyrtarët e tjerë ishte dënuar më parë nga gjykata e shkallës së parë. Vendimi i Apelit parashikon konvertimin e dënimit me burg në dënim me shërbim prove për 12 muaj. Gjithashtu, të pesëve u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Zyrtarët e bashkisë Tiranë, Eglantina Zere, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, u akuzuan nga SPAK, se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendëra publikë.
/ZËRI