Video

Djali i Griselda Blancos padit Sofia Vergaran dhe Netflix

Griselda Blanco Restrepo, e njohur si Vejusha e Zezë ose Kumbara e Kokainës, ishte një figurë e njohur në tregtinë e drogës dhe botën e krimit.

F.m
Djali i Griselda Blancos padit Sofia Vergaran dhe Netflix
Michael Corleone Blanco

TIRANË- Djali më i vogël i Griselda Blancos, jeta e të cilës është kthyer në një serial në Netflix, ka paditur Sofia Vergara, aktoren që është protagonist e filmit dhe po luan pikërisht rolin e nënës së tij. Michael Corleone Blanco ka paditur Netflix dhe Sofia Vergaran pasi e konsideron negative gjithë zhurmën që po krijohet lidhur me të ëmën. Publiciteti që ka marrë seriali i ri i Netflix është aq i madh sa ka rritur edhe shitjet e librit që ai shkroi disa vite më parë për historinë e nënës së tij, me titull "Nëna ime, Kumbara". Griselda Blanco Restrepo, e njohur si Vejusha e Zezë ose Kumbara e Kokainës, ishte një figurë e njohur në tregtinë e drogës dhe botën e krimit. Blanco ishte e njohur për natyrën e saj të dhunshme dhe të pamëshirshme. Blanco u arrestua në 1985 dhe u dënua me 110 vjet burg. Ajo kreu 20 vjet burg, përpara se të lirohej me kusht në 2004.

Poll

MOS HUMB