
Momenti kur deputetit i bie të fikët
TURQI- Incident në Parlementin turk. Deputetit Hasan Bitmez i ka rënë të fikët teksa fliste në lidhje me buxhetin e Ministrisë së Jashtme. Në pamjet që qarkulluan me shpejtësi në mediat e huaja shihet se deputeti humb ndjenjat papritmas dhe shembet në tokë.
Kolëget e tij vrapuan ti jepnin ndihmën e parë. Njëri prej tyre, Turhan Çömez, filloi t’i bënte masazh zemre ndërsa ekipi i emergjencës erdhi me shpejtësi dhe e dërguan në spital. Raportohet se Hasan Bitmez është diabetik dhe ka dy stenta në zemër./ZËRI
Poll