Video

Dënohet me 3 vite burg Jurgis Çyrbja

Gjithashtu, 3 vite burg janë dhënë edhe Altin Hajrin, por ai do të qëndrojë vetëm 2 vite në qeli, sepse ashtu si Çyrbja, ka pranuar gjykimin e shkurtuar. 

F.I
Dënohet me 3 vite burg Jurgis Çyrbja
Jurgis Çyrbja

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për 3 vite burg, konvertuar në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu, 3 vite burg janë dhënë edhe Altin Hajrin, por ai do të qëndrojë vetëm 2 vite në qeli, sepse ashtu si Çyrbja, ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Për kunatin e ish-deputetit, shtetasin Ahmet Masha u kërkua 2 vite e 6 muaj burg dhe Gjykata e Posaçme e ka pranuar këtë pretencë, duke vendosur që ai të qëndrojë në qeli 1 vit e 8 muaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dha pretencën këtë të hënë ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB