Video

Dalin pamjet e arrestimit të 'Vis Korçarit”

Çushllari nuk pranoi të ndalonte gjatë postbllokur duke goditur makinat e oficerëve.

F.I
Dalin pamjet e arrestimit të 'Vis Korçarit”
arrestimi i Elvis Koçit

SARANDË-Policia e Sarandës ka ndarë pamjet nga arrestimi i Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”. Çushllari nuk pranoi të ndalonte gjatë postbllokur duke goditur makinat e oficerëve. Blutë njoftojnë se 34-vjeçari rezulton i dënuar nga Apeli i GJKKO me 4 vite burgim për grup të strukturuar kriminal, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim, ndërsa ishte liruar nga gjykata 1 vit pas arrestimit për shkak të kalimit të afateve dhe mungesës së parovave. Konkretisht GJKKO e ka dënuar me 4 vite burg për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB