TIRANË- Klodian Braho zhvilloi mbledhjen e parë si drejtues i Prokurorisë së Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve të institucionit. Në takim me 19 prokurorët, Braho zgjodhi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë. Gjatë fjlaës së tij, ai kërkoi që prokurorët të japin rezultatet për dosjet e vjetra dhe angazhim të plotë. Brahoi kërkoi gjithashtu që trupa e prokurorëve të angazhohet me dhënien e mendimeve për Kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë. Klodian Braho nisi zyrtarisht detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të këtij institucioni.
/ZËRI