Video

"Bekohet" Bordi i Paqes! Rama dhe Osmani marrin "vëmendjen" e Trump

Gjatë fjalës së tij, Rama i bëri kërkesë publike Trump që të ndërhyjë në çështjen e gjykimit të Hashim Thaçit në Hagë, përpara se sipas tij “gjëra të këqija të ndodhin”. 

zh.ll
"Bekohet" Bordi i Paqes! Rama dhe Osmani marrin
foto nga mbledhja e borid te paqes

TIRANË- Bordi i Paqes u mblodh sot në ëashington nga presidenti amerikan Donald Trump! Rreth 27 liderë nga e gjitha bota, morën pjesë në takim, teksa mes tyre ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët shtrënguan duart me Trump. Takimi ka nisur me një foto familjare dhe me shtrëngime duarsh mes Trump dhe liderëve të pranishëm. Në fjalimin e tij, Trump tha se ishte i nderuar që Shqipëria dhe kryeministri ynë morën pjesë në mbledhjen e Bordit. Ndërkohë, kryeministri Rama falenderoi presidentin Trump për ftesën dhe vlerësoi nismën e Bordit të Paqes, teksa njoftoi se Shqipëria do të përfshihet me trupa ushtarakë në rindërtimin e Gazës. Gjatë fjalës së tij, Rama i bëri kërkesë publike Trump që të ndërhyjë në çështjen e gjykimit të Hashim Thaçit në Hagë, përpara se sipas tij “gjëra të këqija të ndodhin”. Në përfundim të mbledhjes, presidenti Trump pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Osmani. Nuk bëhen të ditura detaje konkrete nga diskutimi, por nga gjuha e trupit duket se dialogu mes presidentit amerikan dhe dy liderëve shqiptarë ishte serioz, ndërsa në fund u mbyll me një buzëqeshje të përbashkët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB