Video

Bardhi: Nëse refuzohet kërkesa për Ballukun, Kuvendi si “bunker” duhet rrëzuar

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, zbuloi detaje nga raporti në fjalë, duke theksuar se kërkesa e SPAK është e bazuar në prova dhe nuk ka motivim politik.

zh.ll
Bardhi: Nëse refuzohet kërkesa për Ballukun, Kuvendi si
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, ku rekomandojnë votën pro për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Në një konferencë për mediat, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, zbuloi detaje nga raporti në fjalë, duke theksuar se kërkesa e SPAK është e bazuar në prova dhe nuk ka motivim politik.

Sipas raportit të opozitës, SPAK ka depozituar në Kuvend gjithsej 80 prova për arrestimin e Ballukut, duke shtuar se sipas prokurorisë, ajo ka paracaktuar garën për 11 procedura publike, ka kërcënuar dëshmitarët dhe rrezikon 35 vite burg. Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi protestën ditën e shqyrtimit të çështjes, duke shtuar se në rast se Kuvendi do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin, protestuesit do e konsiderojnë Kuvendin një bunker i të korruptuarve që duhet shembur./ZËRI

Poll

MOS HUMB